Logjistika pika e dobët e Rusisë! Armët dhe municionet po e bëjnë forcën ushtarake ruse, joefektive në luftë

Logjistika pika e dobët e Rusisë! Armët dhe municionet po e bëjnë forcën ushtarake ruse, joefektive në luftë

Logjistika, një art i lënë pas dore! Sipas vlerësimeve të analistëve perëndimorë, të paktën 60% e armëve dhe municioneve të përdorura nga forcat ruse në agresionin ndaj Ukrainës, treguan keqfunksionime serioze me një sasi të madhe municionesh të pashpërthyera.

Këto vlerësime janë bazuar në ekzaminimin e asaj që u gjet në terren, besueshmëria e të cilave, është mjaft e lartë dhe që ngre dyshime serioze për efikasitetin e makinerisë ushtarake në Moskë.

Megjithatë, kjo nuk është një surprizë: një situatë e ngjashme u krijua gjatë konfliktit të shkurtër midis Gjeorgjisë dhe Rusisë në gusht të vitit 2008. Ishte një situatë që paraqet ngjashmëri të veçanta me atë që po përjetohet këto javë: dy territore të pretenduara nga gjeorgjianët, Abkhazia dhe Osetia e Jugut, ku përleshjet ndëretnike nisën që nga koha e Bashkimit Sovjetik, kur kishin shpallur pavarësinë e tyre. Tbilisi nisi një operacion ushtarak që provokoi ndërhyrje të rëndë ruse.

Konflikti zgjati vetëm pesë ditë dhe përfundoi me një disfatë të forcave gjeorgjiane, por analiza e ngjarjeve tregoi se më shumë se 50% e municioneve të përdorura nga forcat e Moskës nuk shpërthyen, kryesisht për shkak të gjendjes së keqe të mirëmbajtjes së siguresave. Përvojat e së shkuarës duhet të jenë mësime për të ardhmen, por duket se logjistika e forcave të armatosura ruse nuk ka nxjerrë mësimin e nevojshëm, shkruan Corriere.

Zyrat e projektit të industrisë ruse të armatimit kanë cilësi të shkëlqyera, ndonjëherë mbi ato që disponohen në Perëndim: njohuritë në fushën e dinamikës së lëngjeve tredimensionale kanë lejuar përpunimin e programeve të jashtëzakonshme aeronautike. Megjithatë, për fat të keq, kur kalohet nga projektet në prototipe dhe nga këto në produkte të prodhuara në masë, shfaqen mangësi serioze në cilësinë e materialeve dhe proceset e prodhimit.

Një pasojë tjetër e këtyre niveleve sasiore të pakënaqshme është jeta e dobët operacionale e produkteve: MiG29 Fulcrum, në debutimin e tij në fund të viteve ‘70-të, në fillim të viteve ‘80-të, ishte një makinë e mahnitshme dhe ende ruan një kapacitet të konsiderueshëm operacional, por duhet të ndryshojë motorët. Pas disa qindra orësh fluturimi, gjë që shumëfishon kostot dhe kompleksitetin e logjistikës dhe rrjedhimisht disponueshmërinë e saj operacionale.

Me pak fjalë: pa logjistikë efikase, luftërat nuk fitohen dhe kjo duket të jetë thembra e Akilit e forcave ruse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy