Putini thirrje për një qeveri të përkohshme në Ukrainë për t'i dhënë fund luftës

Putini thirrje për një qeveri të përkohshme në Ukrainë për t'i dhënë fund luftës

Disa orë pasi liderët evropianë ranë dakord të shkojnë më tej për të siguruar paqen në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka sugjeruar një qeverisje të përkohshme në vend nën mbështetjen e OKB-së.

Presidenti rus thotë se qeverisja kalimtare nën mbështetjen e OKB-së mund të hapë rrugën drejt bisedimeve për përfundimin e konfliktit.

Ai shton se qeveria do të mbikëqyret nga OKB-ja derisa të mbahen zgjedhjet për t'ia dorëzuar pushtetin asaj që ai e quan një "qeveri të aftë".

Presidenti rus sugjeron se mbikqyrja e OKB-së do të ekzistojë "për të mbajtur zgjedhje demokratike [në Ukrainë], në mënyrë që të sjellë një qeveri kompetente të besuar nga njerëzit".

Ai thotë gjithashtu se Rusia më pas do të zhvillojë bisedime për një traktat paqeje me atë qeveri dhe "nënshkruan dokumente legjitime që do të njihen në mbarë botën dhe do të jenë të besueshme dhe të qëndrueshme", sipas agjencisë shtetërore ruse të medias Tass.

Duke përmendur shembuj të përfshirjes së OKB-së në Timorin Lindor, Guinenë e Re dhe pjesë të ish-Jugosllavisë, Putin thotë se një "praktikë e tillë ekziston".

Teknikisht, është e mundur të diskutohet mundësia e futjes së qeverisjes së përkohshme në Ukrainë nën kujdesin e OKB-së me Shtetet e Bashkuara, me vendet evropiane, natyrisht, me partnerët dhe miqtë tanë.

Dje në Paris, liderët e Britanisë së Madhe dhe Francës, në një takim të "koalicionit të vullnetarëve" u njoftuan se do t'i bëhet më shumë presion Putinit për t'i dhënë fund luftës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy