
Elbasani u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me përmbysje Lushnjën, me rezultatin 2-1.
Lushnja kaloi e para në avantazh me Muratin në minutën e 15-të, ndërsa De Melo vendosi baraspeshën 4 minuta më vonë.
Në minutën e 34-t, ishte Edon Hasani, i cili me një supergol, përmbysi rezultatin.
Në minutën e 50-të, shënoi edhe Lleshi për Elbasanin, duke vulosur shifrat në 3-1.
Me këtë fitore, Elbasani mban vendin e parë në renditje me 63 pikë, ndërsa Lushnja mban vendin e shtatë me 31 pikë.



