Takimi tripalësh në Teheran, Ejupi: Rast që Putin të tregojë që s'është i izoluar! Turqia do fillojë një operacion në Siri

Takimi tripalësh në Teheran, Ejupi: Rast që Putin të tregojë që s'është i izoluar! Turqia do fillojë një operacion në Siri

Abdylvehab Ejupi, redaktor në TRT WORLD tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se takimi  i tre liderëve Putin-Erdogan-Raisi është i rëndësishëm përsa i përket çështjeve rajonale. Duke vijuar shpjegimin e tij, Ejupi tha se është takimi i parë i këtij niveli që Putin po kryen jashtë Rusisë dhe është një rast për të që të tregojë se nuk është i izoluar.

Sa i përket paqes dhe stabilitetit takimi i tre liderve Putin-Erdogan-Raisi nuk është në atë nivel, por në raport me çështjet rajonale është i rëndësishëm. Takimi duhet parë në kuadër të 3 fuqive rajonale që ndikojnë në rajon e kërkojnë ndikime më të gjëra. Duke qënë se Turqia është pjesë e NATO-s,  e bën më interesante takimin.

Takimi i parë që Rusia kryen jashte vendit, vjen në një kohë që Rusia është e izoluar, rast për Putinin që të tregojë që nuk është i izoluar.

Ejupi tha se në fokus të këtij takimi ishte Siria dhe e ardhmja e saj. Sipas redaktorit këto tre shtete po tentojnë të gjëjnë një rrugë stabiliteti dhe normaliteti për Sirinë.

Siria ishte kryetema e kësaj çështje dhe mbledhjeje. Diskutimi ka qënë rreth të ardhmes së Sirisë.

Këto 3 shtete tentojnë të gjejnë një rrugë për stabilitetin dhe rikthimin në normalitet të Sirisë.

Turqia do të fillojë një operacion të radhës në Siri dhe synon të neurtralizojë disa organizata terroriste.

Ejupi tha se se fakti që Irani dhe Turqia janë fqinj krijon një hapësirë bashkëpunimi mes këtyre dy shteteve të paktën përsa i përket çështjeve ekonomike. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, redaktori i TRT World tha se mes këtyre dy vendeve asnjëherë nuk ka pasur luftë frontale duke shtuar se marrëveshjet e bëra nuk i sheh me ndonjë potencial jashtëzakonisht të madh.

Te qënurit fqinj Turiqa dhe Irani kanë një lloj bashkëpunimi. Në atë hapësirë që ka mundësi të bashkëpunohet, bashkëpunohet. Turqia dhe Irani nuk kanë pasur asnjë luftë frontale. Ka ekzistuar një lloj bashkëpunimi brenda rivalitetit ekzistues, marrëveshjet jo me potencial jashtëzakonisht të madh. Do të mbeten rival në Siri dhe Irak.

Ky takim është shtyrë disa herë nga Turqia pasi ky vend po afrohet me aktorët lokal. Para disa javësh Turiqa arrestoi disa agjentë të Iranit që po ndiqnin turistë izraelitë. Brenda këtij rivaliteti shoh një hapësirë ndërveprimi në aspektin ekonomik.

Përsa i përket gazit në këto rrethana është mundësi  mirë për Iranin dhe për Turqinë.

Duke cekur dhe çështjen e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe kushteve të vendosura nga Erdogan, Ejupi tha se presidenti turk ka dhe një kartë në fundit në dorë nëse këto dy shtete nuk i përmbahet memorandumit të firmosur.

Siç ishte paralajmëruar pas nënshkrimit të memorandumit me Finlandës dhe Suedisë, Turqia ka dhe kartën e fundit, mosaprovimin në parlamentin turk. Nëse nuk i përmbahen marrëveshjes, Turqia nuk e aprovon në parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy