Një sherr i ndodhur gjatë pasdites së sotme në një kompleks vilash në zonën e Farkës në Tiranë, ka përfunduar më një të ri në spital.
Mësohet se i plagosur ka mbetur djali i ish-deputetit demokrat Mhill Fufi.
Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt, dyshohet me sende të forta.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Kristi Fufi, rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.



