
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka protestuar sot kundër marrëveshjes së Ohrit të nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti. Gjatë protestës u bë thirrje për për dorëheqjen e Kurtit.
Protestuesit hoqën flamujt e Kosovës para Qeverisë dhe vendosën flamuj të bardhë si simbol dorëzimi. Mandej ata hodhën edhe tymuese në ndërtesën e qeverisë, teksa kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, po mbante fjalim.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ndërruar mbiemrin e vetes nga Kurti në Zajednicë.



