Babai i 22-vjeçarit që u vetëvar në burg: E dënuan për një cigare hashash, të tjerë e trafikojnë me kamiona

Babai i 22-vjeçarit që u vetëvar në burg: E dënuan për një cigare hashash, të tjerë e trafikojnë me kamiona

Babai i 22-vjeçarit që i dha fund jetës në burgun e Rrogozhinës rrëfen arsyen që e shtyu të birin të merrte vendimin fatal. Estref Halili ishte në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte arrestuar në dhjetor të vitit të shkuar për posedim të një sasie të vogël kanabisi dhe një thikë.

Babai i tij, Ardian Halili, akuzon autoritetet për vdekjen e të birit.

“Vetëvarja e Estrefit erdhi për shkak të ngarkesës psikologjike. Estrefi nuk e ka mbushur vitin që doli nga burgu. U kap me 3 gramë hashash që po e pinin shokët e tij. Estrefi mori përsipër veprën penale dhe u dënua me 3 vite burg. U lirua në shkurt, por u kap sërish me një cigare hashash më 22 dhjetor. Më 27 dhjetor e dërguan në Rrogozhinë. Para katër ditësh, Estrefin e takoi djali im i madh. Kur e takoi djali i madh, Estrefi rrinte i heshtur. Këta trafikojnë hashash me kamionë dhe nuk u ndodh gjë, djalin tim e dënuan dy herë për një cigare hashash,” thotë Halili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy