
Krishtlindja në nga festat më të rëndësishme për besimtaret katolik, u kremtua edhe në kishen e “Shna Ndout” në Laç dhe në katedralen e “Shen Nikollit” në Lezhë.

Korrespodenti nga Lezha, Juli Simoni, për “MCN live” solli atmosferën festive të besimtarëve nga të dy katedralet dhe përcolli mesazhin e klerikëve fetarë për më shumë dashuri me njeri-tjetrin.
Krishtlindja në nga festat më të rëndësishme për besimtaret katolik, u kremtua edhe në kishën e “Shna Ndout” në Laç. Ky vend i shenjte mblodhi qindra besimtar gjatë mbrëmjes të martës, ndërsa mesha e shenjtë u mbaj brenda ambienteve të kishës.
Rituali fetar u kremtua nga Pader Kastriot Demaj, i cili përcolli mesazhe mirësie dhe vëllazërie në këtë ditë të shënuar për të krishterët në gjithë botën.
Kisha e Shna Ndout në Laç është kthyer në epiqendrën e qindrave qytetareve të besimeve të ndryshme fetare nga i gjithë Shqipëria në këto ditë festash të fundviti. Ata adresojnë lutjet e tyre në këtë vend të shenjtë i cili ka bërë mrekulli të shumta.
Krishtlindja një prej festave më të rëndësishme për katoliket u kremtua edhe në Lezhë. Qindra besimtar ju bashkuan ritualit fetar të lindjes së Jezu Krishtit në katedralen e Shën Nikollit, ndërsa mesha e shenjte e mbrëmjes të së martës u drejtua nga ipeshkvi i dioqezës së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale.
Në fjalën e tij para besimtareve, ipeshkvi Vitale foli për rëndësinë që ka krishtlindja, duke vene theksin tek më shumë dashuri mes njëri tjetrit në këtë situate të vështirë që po kalon njerëzimi nga lufterat në disa vende të botes.
Mesha e shenjtë e Krishtlindjes në Lezhë zgjati deri pas mesnate e më pas besimtaret u shpërndanë duke uruar njëri-tjetrin për më shumë paqe e begati. Ajo çfarë u vu re këtë vit ishte prezenca e lartë e qytetareve në kishë dhe jashtë saj të cilët ndjekin ritualin fetar, ndërsa për të shmangur kaosin në lëvizje rruga përballë katedrales u bllokua nga policia.



