Poliologu Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar prezantimin e kryebashkiakut Veliaj si drejtues politik dhe mesazhet që ai dha. Ai u shpreh Veliaj shihet si pasardhësi i Ramës dhe se mbetet favorit për të marrë drejtimin e PS. Sipas Kalemajt Rama synon të fitojë dhe një herë zgjedhjet dhe pastaj ta lërë mandatin te pasardhësi i tij.
Duke qenë se paralajmëroi fundin si kryebashkiak, ambiciet sigurisht duke parë dhe moshën e Veliajt dhe Rama që është në mandatin e tretë të tij natyrisht që brenda kësaj justifikohet dhe kjo dalje dhe këto mesazhe me gazetarët. Besoj dhe e kam thënë me kohë se pavarësisht se duket me sy të lirë se Veliaj është pasardhësi i Ramës kur ka ndërmend të pensionohet Rama. Rama vetë e ka hedhur poshtë që të qëndrojë në politikë përtej detyrës së kryeministrit. Duke pasur parasysh këto premisa se mund të jetë mandati i fundit i Ramës, ndoshta qëllimi i tij është të fitoj dhe një palë zgjedhje dhe të tërhiqet në mes të mandatit dhe t’ja lërë pasardhësit të tij Veliajt.
I pyetur se kush mund të jetë një rival i mundshëm i zotit Veliaj për të marrë drejtimin e PS, Kalemaj tha se në distancë qëndron Balluku dhe Gonxhja.
Të vetmit emër që mund të krahasohen me Veliajn deri diku, nuk shoh ndonjë rival të drejtpërdrejtë, por me distanca Balluku dhe Gonxhe mund të jenë pjesë pasuese e Ramës, por kjo është ende herët për tu parë se do duhen dhe katër vite. Ëshët spekuluar shumë dhe lidhur me goditjen që Veliaj mundtë marrë nga SPAK lidhur me inceneratoerin e Tiranës, por dueht parë se çfarë kostosh politike dhe penale do marrë Veliaj, a ka ai përgjegjësi juridike lidhur me këtë aferë, dhe cili do të jetë verdikti përfundimtar. Nëse Veliaj do marrë kosto penale për ineneratorin e Tiranës, atëherë mendoj se PS s’do ta ketë të vështirë të distancohet prej tij, por nëse del i pa lagur mbyllet me individët si Tusha dhe ndonjë tjetër, atëherë themi se Veliaj mund të realizojë këtë plan që folëm, por mbetet drejtësia të flasë për këtë çështje.
Ndërsa deklaratën e ministres Balluku që në një farë mënyre ia la përgjegjësinë Bashkisë së Tiranës për mosfunksionimin e njësisë që duhet të monitoronte zbatimin e kontratës për inceneratorin e Tiranës, Kalemaj tha se Balluku mbetet rivalja kryesore e Veliajt.
Natyrisht se pavarësisht se e kanw mohuar publikisht, dihet fort mirë që rivalja kryesore e Veliajt qoftë në kompetencat që ajo ka është zonja Balluku. Është një luftë mes këtyre delfinëve përkatës dhe mbetet deri në fund për të parë se si do të shkojë kjo punë, nëse do jetë drejtësia ajo që do flasë apo do jetë babai i tyre politik Rama ai që do ja lërë, apo në fund votat. Problemi është se cila do realizohet më parë, do jetë drejtësia, verdikti i Ramës për të lënë një prej tyre trashëgimtar, dhe e treta kush do manifestohet se ka më shumë vota në parti dhe jo vetëm.



