PZAP aprovon vendimin e KQZ/ Kurtit dhe katër kandidatëve u mohohet kandidimi

PZAP aprovon vendimin e KQZ/ Kurtit dhe katër kandidatëve u mohohet kandidimi

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresanë Kosovë  ka vendosur pjesërisht pro ankesave të partive politike për certifikim të listës së kandidatëve për deputetë. PZAP-ja ka vendosur që të certifikohen vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore.

Mbeten jashtë listave të dënuarit me aktgjykim final në tri vitet e fundit. Në këtë listë përfshihet edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti. Te VV-ja pos tij, kandidimi i është ndaluar edhe katër kandidatëve të tjerë. Vendimi thekson se Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Vendimi i ngjashëm është edhe për Nismën Socialdemokrate. Te kjo parti është certifikuar lista, por pa emrat e Vesel Krasniqit, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.

Tek AAK-ja, e cila u shpreh se i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për probleme me ligjin, nuk janë certifikuar katër kandidatë. Bëhet fjalë për Shemsedin Dreshajn, Gani Dreshajn, Rrahim Ajetin dhe Shqipe Kastratin. As këta kandidatë s’mund të zëvendësohen me të tjerë.

Gjithashtu, PZAP thotë se kandidatët e cekur më lartë nuk mund të zëvendësohen me kandidatë tjerë.

Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme. Supremja do të ketë tre ditë afat për vendim.

Procesi i certifikimit mbyllet më 31 janar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy