Kanë kaluar rreth 4 ditë që nga momenti që vendin tonë e përfshiu një mot i acart me temperatura të ulëta dhe me reshje dëbore. Ndërkohë ende akset rrugore në disa fshatra të veriut vijojnë të mbeten të bllokuara duke paralizuar lëvizshmërinë e banorëve të zonës. Ndërkohë sipas përditësimit të fundit nga emergjencat civile situata është normalizuar në të gjitha rrugët kombëtare dhe rekomandohet që pjesërisht lëvizja të bëhet me zinxhirë.



