Ekipi i Trump studion nismën e Orbanit për armëpushim

Ekipi i Trump studion nismën e Orbanit për armëpushim

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është duke e “shikuar me kujdes” një propozim për një armëpushim të Krishtlindjeve dhe shkëmbim të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës, të paraqitur nga kryeministri hungarez Viktor Orban, ka thënë kandidati i Trump për këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz.

Orban u takua me Trump dhe Waltz në pronën e presidentit të ardhshëm në Mar-a-Lago të hënën, dy ditë para se të fliste me presidentin rus Vladimir Putin me telefon. Pas bisedës, Kremlini njoftoi se Orban kishte propozuar një armëpushim në ditën e Krishtlindjeve dhe një shkëmbim të të burgosurve në shkallë të gjerë midis Moskës dhe Kievit, dhe se qeveria ruse ishte përgjigjur duke dërguar idetë e saj për shkëmbimin e të burgosurve në ambasadën hungareze në Moskë. 

Duke folur për CBS News të dielën, Waltz refuzoi të thoshte nëse Orban i kishte përcjellë Putinit një mesazh nga Trump. Megjithatë, ai tha se administrata në pritje e Trump dëshiron të "ndalojë luftimet" dhe se nëse ka "një lloj armëpushimi si hapi i parë...ne do ta shqyrtojmtë me kujdes".

“Orban ka një angazhim të rregullt me ​​rusët, dhe ai ka një marrëdhënie të mirë me Presidentin Trump, dhe e gjithë bota do të donte të shihte një ndërprerje të luftës,” tha Waltz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy