
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili lexoi kërkesat e qytetarëve ditën e sotme në protestë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama e lidhi leximin e Goxhajt me ndikimin iranian.
Rama deklaroi se, kur protestës “t’i bien puplat fallco”, fitues do të dalë Partia Socialiste dhe qeverisja e tij në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE.
Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian



