
Partia Demokratike akuzon kryeprokuroren e përkohëshme Arta Marku dhe organe e Vetingut se nuk kanë zbatuar ligjin me ish prokurorin e krimeve të rënda Bujar Sheshi. Deputeti Gent Strazimiri publikon dokumentet e Autoritetit të Dosjeve ku sipas tij vërtetohet se Sheshi ka qenë ndihmës i sigurimit të shtetit.



