Karantina/Rita Ora përgatit albumin e tretë me ish-gruan e Mark Ronson

Karantina/Rita Ora përgatit albumin e tretë me ish-gruan e Mark Ronson

Këngëtarja shqiptare Rita Ora po shfrytëzon karantinën dhe po përgatit albumin e saj të tretë.

Rita është izoluar sëbashku me ish-gruan e Mark Ronson, Josephine de la Baume duke marrë një shtëpi me qira në Londër.

“The Sun” shkruan se Rita dhe Josephine po punojnë për të nxjerrë këngë të reja dhe kanë në plan që gjatë karantinës të përfundojnë albumin.

Sipas burimeve për The Sun, Rita ka shkruar dhe ka regjistruar disa këngë.

Albumi i saj i fundit është “Phoenix” i publikuar në vitin 2018, i cili rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm për këngëtaren shqiptare.

Josephine, e cila është pjesë e grupit rock “Film Noir”, është martuar me krijuesin e hitit “Uptown Funk” në vitin 2011, por ata janë ndarë në vitin 2017.

Një vit më pas ajo u fotografua duke u puthur me vajzën e Sting, Coco Sumner në Paris. Ndërkohë Rita Ora për momentin është single pas përfundimit të romancës së shkurtër që pati me Raff Law.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy