Meteorologia Gjoni: Javë e nxehtë, temperaturat deri në 37°C. Fieri dhe Berati zonat më të nxehta (VIDEO)

Meteorologia Gjoni: Javë e nxehtë, temperaturat deri në 37°C. Fieri dhe Berati zonat më të nxehta (VIDEO)

Moti gjatë kësaj jave pritet të jetë i qëndrueshëm, me temperatura të larta dhe rritje graduale të vlerave termike. Ky është parashikimi javor i meteorologes Anira Gjoni, dhënë për shikuesit e emisionit “MCN Live”.

Sipas saj, java ka nisur me mot të kthjellët dhe të nxehtë, ndërsa temperaturat do të vijojnë të rriten me rreth 2°C, si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale, sidomos nga e mërkura deri në fundjavë.

Parashikimi për të martën:

Bregdeti: Temperaturat minimale pritet të jenë rreth 18°C, ndërsa ato maksimale deri në 30°C.

Zonat e ulëta: Minimalet do të zbresin deri në 13°C, ndërsa maksimalet mund të arrijnë deri në 34°C.

Zonat malore: Minimalet do të jenë rreth 13°C, ndërsa maksimalet deri në 31°C.

Nga e mërkura deri të dielën, pritet që temperaturat maksimale të arrijnë deri në 37°C, sidomos në qarqet e Beratit dhe Fierit, të cilat do të jenë zonat më të nxehta të vendit gjatë kësaj jave.

Ndërsa për temperaturat minimale gjatë natës, më të lartat parashikohen në zonën jugperëndimore të vendit, ku Saranda do të regjistrojë net më të ngrohta krahasuar me pjesën tjetër të territorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy