Mbyllet televizioni i pavarur rus, transmeton “Liqenin e Mjellmave” si shfaqje të fundit

Mbyllet televizioni i pavarur rus, transmeton “Liqenin e Mjellmave” si shfaqje të fundit

Një nga mediat e pavarura ruse, TV Rain, ka njoftuar se do të ndalojë transmetimet për një kohë të pacaktuar, pasi është nën presion për mbulimin e luftës në Ukrainë.

Rregullatori i telekomunikacionit i Rusisë kishte bllokuar tashmë TV Rain në fillim të kësaj jave, duke e akuzuar atë për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, shkaktim të prishjes masive të qetësisë dhe sigurisë publike dhe inkurajimit të protestave”, sipas raporteve.

Të enjten, media transmetoi shfaqjen e saj të fundit në internet. "Jo luftës," tha Natalia Sindeyeva, një nga themelueset e kanalit, ndërsa punonjësit dolën nga studioja.

Kanali më pas filloi të shfaqte pamjet e një shfaqjeje të Liqenit të Mjellmave të Çajkovskit.

Baleti u përdor në mënyrë famëkeqe në transmetimet e radios dhe televizionit të epokës sovjetike gjatë viteve 1980 për të shënuar vdekjen e liderëve, dhe më vonë në një grusht shteti të vitit 1991 që do të kontribuonte në fundin e Bashkimit Sovjetik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy