Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Laç.
Nga përpjasja e një automjeti me një motor, ka humbur jetën një 65-vjeçar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore ku bëjnë me dije se në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç, banues në Laç, Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



