Historiani Olsi Jazexhi tha në studion e emisionit “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano se masoneria që krijoi Shqipërinë pas vrasjes së Esad Pashë Toptanit dhe përmbysjes së revoltës së Haxhi Qamilit adoptoi konceptin jakobin francez të luftës kundër fesë dhe në veçanti luftës kundër islamizmit.
Më tej Jazexhi tha se shkatërrimi i kulturës dhe traditës islamike ishte një barbarizëm islamik.
Krijimi i Shqipërisë është një nga historitë më kriminale në historinë e islamit në Europë. Do duhej të krijohej një Shqipëri islamike. Do duhej të krijohej sikur krijuan britanikët Malajzinë, apo Brunejn, apo Kuvajtin ku tradita u ruajt dhe u gërshetua me modernizimin
Me rënien e ataturkizmit në Turqi dhe me ardhjes e frymës që mbolli Erbakani dhe më pas Erdogani ndodhi një rikthim i Turqisë në Ballkan. Ky rikthim i Turqisë, është më shumë kulturor se Turqia është vend anëtar i NATO-s dhe kur je vend anëtar i NATO-s je vasal i Amerikës. Edhe kjo influenca kulturore turke e shoqëron shumë Perëndimin.
Në Shqipëri masoneria që krijoi Shqipërinë pas vrasjes së Esad Pashë Toptanit dhe përmbysjes së revoltës së Haxhi Qamilit adoptoi këtë konceptin jakobin francez të luftës kundër fesë dhe në veçanti luftës kundër islamizmit.
Ishte një barbarizëm historik shkatërrimi i kulturës dhe traditës islamike. Dalim te rilindasit, është e vërtetë që vëllezërit Frashëri e kuptuan që koha e kombeve, ngaqë revolucioni francez dhe lufta që jakobinistët bënë kundër kishës dhe Papës dhe krijimin e shteteve mbi baza gjuhësore, koha e shteteve fetare do vinte drejt një fundit. Lufta e Parë Botërore e vulosi këtë pasi gjatë kësaj kohe u shkatërruan 3 perandoritë fetare të Europës, carizmi rus që ishte shteti i ortodoksisë, perandoria habsurge i cili ishte shteti fetar katolik i Europës dhe Perandoria Osmane që ishte shteti i islamit. Në rastin e Shqipërisë, rilandas sikur Samiu dhanë idenë që do bëjmë komb shqiptar do të ndahemi nga turqit, ata nuk ishin antifetar. Sami Frashëri ishte besimtar, Naim ishte besimtar dhe ishte shiit bektashian me veprat e tij Qerbelaja. Ajo që ndodhi është lufta civile që ndodhi në Shqipëri, që nisi që me sjelljen me dhunë të Princ Vidit në 1914…
Ndodhi në Greqi dhe në vendet e tjera po këta princat që sillte Perëndimi në Greqi e Bullgari ishin të krishterë që vinin si liberatorë. Ndërsa në rastin e Shqipërisë ky myslimanët u zhveshën nga pushteti, humbën perandorinë, duke i sjellë një njeri kot si Prind Vidi i shkaktoi reaksion sepse ky lloj reaksioni i Haxhi Qamilit nuk ndodhi as në Greqi dhe as në Bullgari, as në Serbi. Popujt e krishterë i panë princat që sillte Europa si liberatorë që do i ndihmonin ata kundër myslimanëve. Ndërsa në rastin e Shqipërisë Vidi u refuzuar dhe deri në 1920 kur spiunazhi Italian, me terroristin Avni Rustanin vranë Esad Pashë Toptanin, konsensusi i shqiptarëve ishte që do të bëjmë një Shqipëri, por me Esadin në krye, por Esadi ishte namazli, falte 5 vakte dhe ka pasur 2-3 gra dhe unë i kam lexuar dhe dosjen dhe Esadi nuk dinte të shkruante me shkronja latine, shkruante arabisht dhe Emrin e shkruante Esad Bin Ali dhe sikur të mos ishte vrarë Esadi do të bëhej një sulltanat sikur Sulltanati i Brunejt edhe pse nuk do linte njeri sulltan këtu. Por ai do bëhej një farë Zogu por që do të kishte më shumë pushtet dhe ishte shumë herë më i ditur sesa Zogu. Me vrasjen e Esadit dhe unë kam bërë tezën time të doktoratës ku kam analizuar sherret që kanë bërë në mexhlisin Kombëtar që u quajt më vonë Kuvendi Kombëtar ku ka pasur një luftë shumë të egër mes deputetëve myslimanë dhe atyre që ishin agjentë të italianëve, francezëve dhe anglezëve. Në debatet që janë bërë në Parlament i trembnin deputetët myslimanë dhe i thonin atyre që e vetmja mënyrë si do të na pranojë Europa është që ta heqim islamin nga Kushtetuta. Dhe në Shqipëri çfarë ndodhi? Me Kongresin e Lushnjës në 1920 ndodhi një përmbysje totale e realitetit. Do ishte fjala bie sikur Shqipërinë sot ta pushtonin iranianët, ta ndalonin gjuhën shqipe dhe alfabetin që kemi, të sillnin alfabetin pers, të sillnin kalendarin pers dhe njerëzit do të mbesnin të gjithë me dojë hapur dhe do të thonin ça po ndodh. Dhe kjo ndodhi në Tiranë. Në Tiranë, në Shqipërinë e Mesme deri në 1928 ligji që ka operuar ka qenë sheriati. Hoxhallarët ata që ishin noterët e kohës. Njerëzit shkruanin në arabisht. Ishin shkolluar në medresetë dhe mejtepet e Turqisë dhe papritur u ndërtua një regjim totalisht i ri. Jam dakord që ishte vala e kohës dhe Turqia ra, por çfarë u bë këtu? U bë një barbarizëm kulturor që nisi me heqjen e infrastrukturës së islamit dhe kulmoi në 1967 kur Enver Hoxha dhe shqiptarët u çmendën dhe prishën çfarëdolloj kishte dhe xhamie.
Sipas historianit, Turqia mundohet të shtrijë influencën e saj, por në Shqipëri islami është nga islamet më të kontrolluara në botë ngaqë kryesinë e Komunitetit Mysliman e ka një sekt antiturk.
Turqia mundohet të shtrijë influencën e saj, por në Shqipëri islami është nga islamet më të kontrolluara në botë ngaqë kryesinë e Komunitetit Mysliman e ka një sekt antiturk që janë gylenistët që e di gjithë bota që janë agjentë të CIA-s. Gyleni iku, por struktura funksionon.



