Rama mbetet në Singapor, avioni që do të udhëtonte kryeministri pëson defekt

Rama mbetet në Singapor, avioni që do të udhëtonte kryeministri pëson defekt

Avioni me të cilin do të udhëtonte kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i cili ishte me të nuk ka mundur të udhëtoj drejt Evropës.

Mësohet se shkak për këtë është bërë një avari që ka pësuar aeroplani i linjës Singapor-Frankfurt, në të cilin ishte parashikuar të udhëtonte delegacioni i qeverisë shqiptare.

Për këtë arsye, delegacioni shqiptar ka mbetur në Singapor si pasojë e një defekti në motorin e avionit.   

Sipas parashikimeve, avioni duhet të ishte nisur rreth 3 orë më parë, por fluturimi është anuluar dhe avioni është kthyer në aeroport.   

Për këtë arsye, delegacioni do të udhëtojë drejt Shqipërisë me një ditë vonesë për shkak të avarisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy