Të pasigurt në shtëpinë e Zotit/ Mbi 3 000 fëmijë u abuzuan nga priftërinjtë francezë

Të pasigurt në shtëpinë e Zotit/ Mbi 3 000 fëmijë u abuzuan nga priftërinjtë francezë

Presidenti i një komisioni të ngritur për të hetuar abuzimin e fëmijëve në Kishën Katolike Franceze ka zbuluar se të paktën 3 000 fëmijë kanë rënë viktimë e abuzimit seksual nga klerikët dhe zyrtarët e tjerë të kishës.

Peshkopët katolikë të Francës e ngritën komisionin e pavarur në vitin 2018 për të hedhur dritë mbi abuzimin seksual të kryer nga klerikët francezë, pasi shumë skandale tronditën Kishën në vend.

Presidenti i saj, Jean-Marc Sauve, tha të mërkurën se shifrat paraprake flasin për rreth 1 500 klerikë dhe zyrtarë të tjerë të kishës që kanë kryer abuzime për dekada të tëra.

Komisioni, i cili është i përbërë nga 22 profesionistë të drejtësisë, mjekë, historianë, sociologë dhe teologë, do t’i bëjë publike konkluzionet në fund të vitit.

Në mars, një prift francez u dënua me 5 vjet burg për abuzime seksuale me dhjetëra fëmijë në vitet 1970, 1980 dhe 1990.

Gjatë gjyqit të tij, 74-vjeçari Bernard Preynat pranoi se kishte abuzuar me djemtë ndërsa drejtonte një ekip skautësh në Lyon. Ai i tha trupit gjykues se në atë kohë nuk e kishte kuptuar se sa e rëndë ishte ajo që bënte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy