
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një lidhje skype me ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me verifikimin e integritetit të policisë ku Muhamet Rumbullaku ka firmosur urdhrin për thellim të kontrollit.
Ai tha se plotësimi i këtij formulari është një akt juridik dhe si i tillë duhet të bazohet në ligj. Sipas tij vetëdeklarimi bëhet në dy raste, në momentin kur futesh në punë dhe në momentin kur rifutesh në punë.

Mendoj se policia e shtetit nuk pastrohet me formularë sepse është e rëndësishme të besojmë te institucionet që e ka për detyrë ku futen dhe organet ligj zbatuese. Kjo deklaratë, ky plotësim i kësaj deklarate është akt juridik dhe si i tillë duhet të bazohet në ligj.
Rrumbullaku është një nga oficerët më të mirë të policisë së shtetit por mendoj që duhet të ketë një bazë ligjore. Neni 4 thotë vlerësim pasuror, kontrolli i figurës dhe kontrolli i aftësive profesionale. Flasim për një vetëdeklarim që është thelluar, pra u bë i pari u mbyll nuk pati deklarim për encrochat.
Pastaj kemi ndarjen, punonjës policie të nivelit bazë, operacional dhe të nivelit drejtues. Dëmi i një punonjësi bazë me atë drejtues nuk mund të jetë i njëjti, drejtuesit janë ata që kanë kontakte, pra nuk mjafton vetëm deklarimi nëse janë të pastër apo jo, por ekziston një certifikatë sigurie dhe kjo bën ndarjen dhe kur ne themi një dokleatë për të gjithë nivelet mendoj se duhet vendosur në këtë deklaratë baza ligjore se kur të shkoj në gjykatë ai punonjës mund ta fitojë ligjin.
Vetëdeklarimi bëhet në dy raste në momentin kur pranohesh punonjës policie dhe në momentin që ripranohesh si punonjës policie.
Ndërsa në lidhje me formularin për orë të zgjatura në punë të punonjësve të policisë, Softa tha se detyrat e tyre janë më të mëdha se sa efektivë ka.
Shqipëria është e detyruar që numri i punonjësve të policisë në raport me popullatën të jetë në një kufi të caktuar, por po të shohim gjatë verës policia merr shumë ngarkesa nga qershori deri në mes të shtatorit.
Numri i efektivëve është i njëjtë dhe detyrimisht i marrim nga komisariatet e rretheve dhe ngarkohen duke i rritur kohën e punës dhe kjo bën që drejtuesit e policisë të marrin përsipër të bëjnë këtë gjë. Pra detyrat e efektivëve të policisë janë shumë herë më të mëdha se sa punonjës policie ka.



