Presidenti i Filipineve: Më duhet rritje rroge, kam dy gra

Presidenti i Filipineve: Më duhet rritje rroge, kam dy gra

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, kërkon të paguhet më shumë. Duke folur në një Iloio të enjten, Duterte tha se rroga nuk i mjafton. “Lodhem shumë dhe e dini sa fitoj? 200 000 (piso filipinas). Unë kam dy gra. Rroga ideale do të ishte le të themi, pa shaka, 1 500 000”, tha ai.

Në vitin 2016, ish-presidenti Benigno Aquino firmosi një urdhër ekzekutiv për të rritur rrogën e personelit civil dhe ushtarak. Kjo u bë përmes një rritjeje konstante përgjatë 4 viteve.

Paga e presidentit hyn në kategorinë 33, që do të thotë se vitin tjetër rroga e Dutertes shkon në rreth 7 714 dollarë në muaj.

Duterte ka ish-gruan  Elizabeth Zimmerman, e cila kërkoi anulimin e martesës në vitin 1998, pasi zbuloi se ai e tradhtonte. Ndërkohë, partnerja e tij e re është Cielito Honeylet Avancena.    

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy