DASH publikon më shumë e-maile të Clintonit

DASH publikon më shumë e-maile të Clintonit

 Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar dje në mbrëmje 1 250 faqe nga llogaria private e e-mail-it të Hillary Clinton pasi po rihetohet nga FBI-ja lidhur me përdorimin e saj të një server privat të e-mail-eve.

Publikimi vjen vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale ku Clinton garon kundër republikanit, Donald Trump, i cili ka sulmuar Clintonin lidhur me skandalin e e-mail-eve dhe ka deklaruar se ajo duhet të burgoset për përdorimin e saj të një server privat.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, tha se “agjencia ka publikuar 1 250 faqe nga 1 850 faqet që  kërkohen të publikohen.

Ai sqaroi se numri i diferencuar ishte për shkak të përsëritjes.

Rreth 350 faqe të tjera të e-mail-it të  Clintonit është planifikuar të përpunohen sot.

Publikimi u bë pasi çështja e e-mail-eve të Clintonit është rishfaqur edhe një herë në zgjedhjet presidenciale, ku kreu i FBI-së, James Comey njoftoi javën e kaluar se “agjencia është duke hetuar një numër e-mail-esh të reja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy