Sulmet izraelite ndaj Iranit, Scholz thirrje Teheranit: Ndaloni përshkallëzimin

Sulmet izraelite ndaj Iranit, Scholz thirrje Teheranit: Ndaloni përshkallëzimin

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar Teheranin kundër çdo “përshkallëzimi” pas sulmeve izraelite në territorin iranian.

"Mesazhi im për Iranin është i qartë: përshkallëzimi masiv nuk duhet të vazhdojë. Ky reagim duhet të përfundojë tani. Vetëm atëherë do të hapet mundësia e zhvillimit paqësor në Lindjen e Mesme," tha Scholz përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Sulmi ndaj Iranit zgjati më shumë se tre orë, me tre valë të ndryshme, gjatë të cilave Izraeli sulmoi bazat ushtarake, sistemet e mbrojtjes ajrore, objektet e prodhimit të raketave dhe lëshuesit e raketave tokë-tokë në distriktet e Teheranit dhe Khuzestanit dhe Ilamit në pjesën perëndimore të vendin.

Këtë e kanë raportuar mediat izraelite. Sulmi goditi 20 objektiva të ndryshëm. Sipas disa raporteve, sistemet e mbrojtjes ajrore në Siri dhe Irak u goditën nga sulmet izraelite gjatë aksionit për t'i dhënë lirinë e veprimit luftëtarëve të drejtuar për në Iran.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy