Franca drejt legalizimit të tregut të iGaming në 2025-ën 

Franca drejt legalizimit të tregut të iGaming në 2025-ën 

Qeveria franceze po merr në konsideratë legalizimin e tregut iGaming me qëllim rritjen e të ardhurave dhe për të zvogëluar aktivitetet e paligjshme.

Aktualisht në Francë të ligjshme janë vetëm bastet sportive dhe pokeri.

Platformat e paligjshme online gjenerojnë deri në 1.5 miliardë euro, referuar të dhënave zyrtare të të ardhurave tremujore.

Synohet që një projekt-ligj të shqyrtohet në vitin 2025-ën nga ligjvënësit francezë. Objektivi është krijimi i një tregu të sigurt, transparent dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Shembuj të ngjashëm janë ndjekur edhe nga vende të tjera si Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia.

Në një deklaratë të përbashkët të ligjvënësve franceze vihet në dukje se: 

Platformat e parregulluara çojnë në humbje të të ardhurave dhe rreziqe të lojtarëve. Legalizimi do të ofrojë alternativa më të sigurta.” Vendimmarrja në lidhje me çështjen në fjalë pritet të merret në fund të vitit 2025.

Vlen për t’u theksuar që tregu global i lojërave të fatit arriti në 81.9 miliardë dollarë në vitin 2023, raporton “ResearchAndMarkets” .

Parashikohet një rritje progresive me afro 9.7% në vit, duke arritur në 156.7 miliardë dollarë deri në vitin 2030.

Disa nga elementët që kanë ndikuar në rritje janë teknologjia VR, që konsiderohet si çelësi për zgjerimin e kazinove online. Një tjetër faktor janë bastet “Esports”, rritja e përqindjes në bastet sportive.

Po ashtu ndikues janë tregjet në zhvillim, me rritjen e aksesit në smartfonë dhe internet në rajone të ndryshme të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy