Rriten grupet kriminale, zbulimi i holandezëve pasi monitoruan faqet shqiptare

Rriten grupet kriminale, zbulimi i holandezëve pasi monitoruan faqet shqiptare

Autoritetet holandeze kanë shprehur kohët e fundit shqetësim lidhur me grupet kriminale shqiptare që veprojnë atje. Ato dyshojnë se rreth 10 mijë shqiptarë qëndrojnë atje në mënyrë të paligjshme, ndërsa të regjistruar figurojnë vetëm 800.

Për shkak të rritjes së numrit të shqiptarëve që kanë kryer shkelje atje, që u konstatua nga Departamenti i Hetimeve Penale, gjykatat, Bashkia e Amsterdamit dhe autoritetet tatimore, zyrtarët e sigurisë holandeze porositën një kompani të specializuar për të hetuar.

Investiguesit zgjodhën pesëdhjetë faqet më të njohura shqiptare dhe analizuan se sa prej vizitorëve të tyre i përdorën këto faqe nga Holanda në korrik.

Rezultoi se në një muaj, faqet u vizituan me 35 953 smartfonë  dhe 4 475 tableta. Përdoruesit qëndruan në Amsterdam në 7 530 raste. Njëzet për qind e përdoruesve të këtyre faqeve përdorën një shfletues të panjohur, i cili ngre dyshimet se në këto raste janë përdorur smartfonë të koduar ose pajisje të tjera të mbrojtura në mënyrë profesionale. (2.4 për qind e shfletuesve nuk mund të identifikohen)

"Kjo konfirmon pikëpamjen tonë se shumica e shqiptarëve këtu qëndrojnë në shkelje të ligjit", tha prokurori Maaike van Kampen, i cili udhëhoqi hulumtimin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy