Vdes pa pritur ambasadori rus në OKB

Vdes pa pritur ambasadori rus në OKB

Ambasadori i Rusisë pranë Kombeve të Bashkuara, Vitali Çurkin “vdiq papritur” në Nju Jork, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.

Çurkin do të kishte mbushur 65 vjeç të markën, ndërsa ka shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara që nga viti 2006.

“Ai ishte një koleg i dashur nga të gjithë ne. Një diplomat shumë i përkushtuar i vendit të tij dhe një prej njerëzve të mirë që kemi njohur,” tha një zyrtar i OKB-së që dha lajmin për kolegët e saj.

Çurkin u sëmur në zyrën e tij në OKB dhe u dërguar në spitalin e Columbias ku edhe ndërroi jetë të hënën, raporton AP-ja, duke cituar zv/ambasadorin rus në OKB, Vladimir Safronkov. Shkaku i vdekjes nuk është i njohur.

Para se të emërohej përfaqësues i Rusisë në OKB në maj të vitit 2006, diplomati ka shërbyer si ambasador në Belgjikë, në Kanada dhe ambasador ndërlidhës në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Në vitet 1990, ai ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i Presidentit rus në bisedimet në ish-Jugosllavi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy