Kryetarja e autoritetit për Hapjen e Dosjeve, Gentiana Sula në Komisionin e Ligjeve ka kërkuar fonde shtesë për këtë proces.
Në Komisionin e Ligjeve ajo ka deklaruar se ka nevojë për personel dhe fonde shtesë për pagat, për shërbimet dhe për dixhitalizimin.
“Ne kërkojmë një fond pagash të shtohet me 45 milionë lekë, ne kërkojmë mallra shërbime 5 milionë lekë për të garantuar sigurinë. Sa i përkët kapitaleve të trupëzuara të brendshme ne kërkojmë 230 milionë lekë dhe përfshijnë investim dhe dixhitalizim. Është ofruar 18 mln lekë paga ne kërkojmë plus 45 milion lekë. Është ofruar 13 mln lekë mallra shërbime, ne kërkojmë plus 5 mln lekë. Për kapitale të trupëzuara na është dhënë vetëm 2 mln lekë në kërkojmë 230 mln lekë. Duken shumë, është viti i parë, por pa këto eficenca është në diskutim”, tha Sula.
Sula tha se pritet ndërtimi i godinës ku do të punojë stafi i këtij institucioni.
“Sa i përket nevojës për godinë, ajo do bëhet patjetër. Do bëhet këtë vit, apo vitin tjetër do bëhët sepse pa të ne nuk jemi eficientë, gjithë puna është tek eficienca, sa shpejt ecim. Sa i përket dixhitalizimit, janë 1500 regjisttra, imagjinoni me këto pak njerëz të hapësh një nga një. Nuk po them dixhitalizim të plotë, por të paktën dixhitalizim të mjeteve të kërkimit”, tha ajo.



