Qëlloi me grusht Berishën, policia shoqëron të riun/ Pamjet (VIDEO)

Qëlloi me grusht Berishën, policia shoqëron të riun/ Pamjet (VIDEO)

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar i cili qëlloi me grusht kryedemokratin në mes të protestës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për Gert Shehun, 31 vjeç, me banim në rrugën "Shyqyri Ishmi" në Tiranë.

Ndërkohë që pas aktit të dhunës ndaj kreut të opozitës dhe kundërpërgjigjes nga truprojat e Berishës, uniformat blu kanë shoqëruar të riun, i cili duket i gjakosur.

Të dhënat lidhur me ngjarjen janë në vijim, ndërkohë që identiteti dhe mosha e të shoqëruarit, vjen në bazë të deklarimeve të dhëna nga vetë i dyshuari.

Po ashtu raportohet se i dyshuari ka punuar më herët si roje në selinë e Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy