Kapet gomonia me 1 ton drogë, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë

Kapet gomonia me 1 ton drogë, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë

Një tjetër tentativë për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria drejt Italisë është goditur nga policia falë një bashkëpunimi dypalësh. Një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj italiane, i zhvilluar pasditen e së mërkurës, ka bërë të mundur sekuestrimin e një gomoneje 8 metra të gjatë.

Gomonia drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me inicialet A.Dh., 51 vjeç, dhe E. A., 25 vjeç, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i Guardia di Finanza i Barit me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex, me sinjalizimin e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë bërë të mundur heqjen nga qarkullimi të më shumë se 1 ton lëndë narkotike.

Vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e dy forcave Policore per kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy