Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim. Një 64-vjeçar u kap pasi ishte në kërkim për mashtrim, ndërsa personi i dytë për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Të arrestuarit janë Fatmir Rexho, 64 vjeç, banues në Tiranë, si dhe Zija Shaba, 31 vjeç, banues në Kavajë.



