Një 26 vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kukës pas një konflikti pronësie me dy vëllezër.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krenzë, ku vëllezërit Luan Tershalla dhe S.Tershalla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.T, ku për pasojë ka mbetur i plagosur.
I plagosuri ndodhet në spital e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë arrestimin e Luan Tershallës, ndërsa po punon për kapjen e vëllait të tij.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhonjë mod.54.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, për veprat penale ”Vrasja me dashje, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.



