Firence, 8 shqiptarë në pranga për shfrytëzim prostitucioni

Firence, 8 shqiptarë në pranga për shfrytëzim prostitucioni

Tetë shqiptarë janë arrestuar nga policia e Firences në Itali për prostitucion. Operacioni për kapjen e tyre është zhvilluar në orët e para të ditës së sotme.

Tetë shqiptarët kishin krijuar një rrjet prostitucioni në periferi të qytetit, në të cilin detyronin të prostituonin dhjetëra vajza shqiptare. Këto të fundi nxirreshin në rrugët e periferisë, ndërsa në disa raste klientëve u ofroheshin edhe apartamente për t’u përdorur për disa orë.

Tetë shqiptarët akuzohen për shfrytëzim dhe favorizim prostitucioni. Për kapjen e tyre u angazhuan 60 forca policore të komandës provinciale të Firences.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy