Kalemaj: PD është distancuar nga protesta e thirrur nga Meta. Jemi të rrezikuar nga sulmet kibernetike (VIDEO)

Kalemaj: PD është distancuar nga protesta e thirrur nga Meta. Jemi të rrezikuar nga sulmet kibernetike (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, protestën e thirrur pasditen e së martës nga Partia e Lirisë tek inceneratori i Tiranës, e sheh si vijim të aksionit të LSI, për denoncimin e aferave të incneratorëve, për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje.

Nga studio e MCN Live, Kalemaj shtoi se Partia Demokratike nuk e ka mbështetur zyrtarisht protestën, asnjëra nga dy pjesët e saj.

Sipas tij, pritshmëria ishte nga pjesa e Sali Berishës për ta mbështetur, por shtoi se duket se Partia Demokratike është distancuar nga një mbështetje publike.

Kishte deputetë të veçantë si zonja Duma dhe ndonjë tjetër që u shprehën se do ishin në protestë si individ që mbështesin çdo protestë, nuk kemi organizim nga PD për të mbështetur.

Nuk është çështje numrash, opozita paralajmëroi vjeshtë protestash, për të mos thënë më çështjen e ndërkombëtarëve, gjykatës, apo fushatës, e cila nuk fillon 6 muaj para dhe opozita është e vonuar.

Protesta mund të jetë si kalë troje për të thyer barrierën e votuesit indiferent dhe gri, i cili është ai votues të cilit i ka ardhur në majë të hundës me abuzimin qeveritar.

Fakti që 430 milionë euro, në mos të gjitha janë zhdukur pa nam dhe pa nishan... Pse opozita nuk bashkëpunon për ta rritur këtë aksion, është pikëpyetja e madhe?

I frikësohet Berisha, të qenit nga zoti Meta drejtues operacional, si është baza e PD, apo është ndonjë arsye tjetër mbetet ta shohim në rreshta të zotit Berisha apo ndonjë tjetër.

Në vijim Kalemaj foli për ofensivë dhe kundërofensivë, duke deklaruar se ofensiva qeveritare ndaj Ilir Metës, nisi në momentin që la kostumin e Presidentit dhe veshi kostumin e kryetarit të Partisë së Lirisë.

Ai shtoi se kjo ofensivë nisi pikërisht atë ditë, çka do të thotë se nuk është e rastësishme se u zbulua si spiun pas 30 vitesh, ndërkohë që ka gëzuar më shumë poste të larta, se çdo bashkëpunëtor tjetër i Edi Ramës.

Meta është duke përgatitur kundërofensivën, e cila qëndron në denoncimin e pareshtur të aferave qeveritare. Mendoj se zoti Rama, duke e njohur fort mirë zotin Meta, i druhet rivalit të tij politik.

Por se sa do arrijnë Meta dhe Berisha në aksionin për të rezultuar fitues ndaj PS, hap vend për shumë diskutim. Kjo varet nga rrugët taktike dhe operacionale që do të ndërmarrin, objektivi primar është fitimi i zgjedhjeve lokale dhe tjetri që ky të jetë mandati i fundit qeverisës i zotit Rama.

Lidhur me sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS gjatë fundjavës, deklaroi se fakt është që Irani është vendi i katërt në botë i përfshirë në sulmet kibernetike ndaj vendeve të tjera.

Në këtë linjë tha se, fakt që Irani është një nga kundërshtarët kryesor ideologjik të SHBA-ve dhe një nga rivalët kryesore në rajon të Izraelit, Arabisë Saudite dhe Turqisë.

Është shtet që ka kapacitet për të zhvilluar armët bërthamore, i përfshirë në veprimtari terroriste si Irak. Opozita iraniane politike, MEK, ka vite që është strehuar në Shqipëri.

Faktet janë që ka një vendim bipartizan për strehimin e MEK në Shqipëri. Fakt është që MEK mbështetet fuqimisht nga SHBA. Shqipëria si vend i NATO-s. Ka detyrime si strehim i MEK në Shqipëri, por edhe rrisqe nga sulmet kibernetike.

Irani mund të sulmojë nëpërmjet sulmeve kibernetike. Pikat më të dobët të NATO-s janë vendet e anëtarësuara së fundmi si Mali i Zi, por edhe Shqipëria.

Shqipëria i kishte të gjitha mjetet që të garantonte një sistem sigurie të besueshëm. Fakti që kanë rrjedhur të dhënat e patronazhistëve, që iu del për zot dhe Kryeministri vet, dalin të dhënat e pagave dhe pranohet si diçka normale, del çdo gjë që ka të bëj me të dhënat e shqiptarëve, mund të dalin dhe të dhënat e TIMS dhe të dhëna të tjera sensitive.

U konfirmua nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe NATO, se ishte Irani që bëri sulmin kibernetik të gjitha palët politike në Shqipëri, duhet të flasin në unison në një zë të vetëm, kundër qëndrimit të një shteti si Irani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy