Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzivisht për “Vizion Plus”, tha se situata e polarizuar e krijuar nga bojktoti i opozites dhe kerkesat per doreheqje kane ndikuar edhe koalicionin. “Opozita bën përpjekje cdo ditë për ta transferuar krizën e saj në një krizë politike shqiptare, ne nje krize kudo ku te mundet përfshirë edhe koalicionin por ju siguroj që s’do ja dalë dot. Sa i takon qeverise se besimit e kam thene bindjen time, jam ketu per ta zbatuar kontraten deri ne fund, leshimi i detyrave eshte heqje dore nga pergjegjesite, une nuk heq dore nga pergjegjesite e mia”, tha kryeministri.
“Unë kam bërë gjithcka kam mundur duke insistuar për ditë të tëra jo vetëm në rrafshin deklarativ, në një moment të caktuar është rënë dakort për vendin, orën dhe pastaj është kërkuar për t’u mbledhur koalicioni i cadres dhe me pas nuk ka pasur me asgje. Une jam i gatshëm të takohem me kreun e PD, kudo qoftë, te Presidenti, te cilido qoftë tjetër që do marrë përsipër të bindë kreun e opozitës se s’duhet të ketë frikë nga dialogu nga ulja në një tryezë me kundërshtarët, se askush nuk humb, vetëm Shqipëria mund të fitojë”.
INTERVISTA
Dje Kuvendi votoi 3 emrat e mazhorancës për vettingun, por bojkoti i opozitës e mbanë të bllokuar këtë proces. A është bllokuar procesi i vettingut?
Siç e dini çadra po e bllokon. Por ne shumica do plotësojmë afatet. Unë kam bindjen se vettingun mund ta vonojnë, por se bllokojnë dot.
Ju keni bërë thirrje për dialog me zotin Basha, a keni realisht një plan?
Të them të drejtën unë kam bërë gjithçka kam mundur duke në rrafshin mes zyrën time dhe zyrën se kreut të PD. Është rënë dakord për vendin, orën dhe më pas do mblidhje koalicioni i çadrës për vendimi, por s’është dhënë asgjë. Unë jam i gatshëm që të takohem me të, qoftë tek presidenti. Ai nuk duhet të ketë frikë nga dialog, mes kundërshtarëve. Pasi nga ulja në tryezë nuk humb askush.
Opozita nuk është regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit, madje ka thënë se do bllokojë zgjedhjet në Kavajë…
Unë nuk hedh fall, por Kushtetuta e ka të përcaktuar të drejtat dhe liritë. Unë jam këtu për t’i zbatuar ato. Unë vazhdoj të them se PD nuk do vrasë vetën. Por do hyjë në proces. Është bindja jonë që t’i garantojmë PD zgjedhjet e lira. Deri këtu dhe përtej kësaj ne kemi një detyrë që të shkojmë para shqiptarëve që të themi se sa shumë kemi bërë dhe do bëjmë.
Po si do bëni në rast se bllokohen qendrat e votimit?
Asgjë nuk do ndodhë në Shqipëri, përvese shqiptarët do të zgjedhin në 18 qershori.
A do prishen këto zgjedhje?
Unë nuk hedh fall, kushtetuta është shumë e qartë dhe unë jam këtu për t’i garantuar ato. Deri ne fund ka ende kohë dhe vazhdoj të mbroj bindjen se PD s’do vrasë veten por do hyjë në proces. Nga ana tjetër është detyra ime dhe e jona ti krijojmë PD dhe atyre që kanë nevojë për më shumë garanci për të nderhyrë në kodin zgjedhor, duke konsideruar mekanizma të tjerë për të mbrojtur psikologjkisht opozitën por deri këtu, kemi një detyrë, të shkojmë para shqiptarëve te zgjedhin.
Si do veproni nëse do bllokohen qendrat e votimit, apo do kete perplasje militantesh?
Keto janë tablo sinoptike që ju përkasin ju, asgjë s’do ndodhë në Shqipëri përvecse shqiptarët do votojnë dhe do zgjedhin në 18 qershor.
Meta dhe Idriz e konsiderojnë qendrimin tuaj ekstrem dhe arrogant. Si mendoni?
Nuk e kam besuar drejtpërdrejt se ka qenë mbi mua. Kushtetuta nuk është cinizëm. Unë besoj se nuk është aspak cinike që të bësh detyrën ndaj atyre që na kanë zgjedhur. Kryerja e detyrës ka të bëjë me seriozitetin dhe jo arrogancën. Ky vend ka nevojë të bëhet shtetit dhe jo rrugët e sherrit për llogaritë e disave siç janë ata që janë këtu poshtë dhe duan të marrin peng Shqipërinë.
Ju i keni vënë notën 10 më parë koalicionit me LSI, po tani a ka rënë kjo shifër?
Mund ta mendoni si të doni. Unë kam ngritur duart dhe secili numëron aq sa të numëroj. Unë nuk shoh asnjë arsye se pse nuk duhet të vazhdojë. Nuk kemi parë kurrë prapa dhe do vazhdojmë partneritetin me LSI.
Vendi nis procedurën për zgjedhjen e presidentit…Si do veproni?
Ndryshe nga çfarë shpesh komentohet dhe mendohet, unë kam respektuar logjikën e këtij partneriteti, për çështjen e presidentit në radhë të parë duhet të dakordësohemi brenda këtij aksi strategjik, që është PS-LSI. Më pas në bazë të kësaj dakordësie ne do hedhim hapa të mëtejshëm.



