
Një granatë lodër krijoi panik duke evakuar aeroportin William P Hobby në Teksas pasi një djalë e kaloi atë përmes sigurisë.
Aeroporti i Hobi njoftoi se kontrolli i sigurisë i TSA (Transport Security Administration) ishte mbyllur "për shkak të një pajisje të dyshimtë që u gjend gjatë kontrollit" të enjten në mëngjes.
Pika e kontrollit u mbyll për 45 minuta, kështu që autoritetet nisën menjëherë hetimet. Pasagjerëve dhe stafit u tha të qëndronin 200 metra larg nga pika e kontrollit, dhe shumë në mediat sociale raportojnë se atyre u ishte thënë të evakuoheshin.
Departamenti i Policisë së Hjustonit shpejt e kuptoi se granata ishte bosh dhe menjëherë e tërhoqi bllokimin e një pjese të aeroportit. 17-vjeçari nuk u arrestua nga policia, raporton ABC13.
"Pajisja është hequr, dhe TSA po rihap pikat e kontrollit dhe po punon për të rifilluar kontrollin e pasagjerëve", njoftoi në Twitter aeroporti i Hobi.
Aeroporti tha se 12 fluturime Southwest Airlines u vonuan, gjithashtu edhe Delta Airlines pati një vonesë.
Ky është alarmi i dytë i sigurisë në një aeroport të Houston këtë javë. Të mërkurën, skuadra antibombë u thirr për të hetuar një qese të dyshimtë në aeroportin Intercontinental, pasi një pasagjer tha se kishte eksplozivë në qesen e tij. Megjithatë, aeroporti më vonë njoftoi se pasagjeri ishte thjesht i paduruar.



