17-vjeçari i cili u gjetë i pajetë në landfillin e sharrës dyshohet se është vrarë nga persona ende të panjohur dhe jo të jetë vrarë aksidentalisht nga ekskavatori. Këto dyshime lindin një ditë pasi trupi i tijë u gjetë i pajet në grumbullin e plehërave.
Persona të afërm të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj jashtë kamerave thonë se djali ishte gjetur i futur në një qese plastike dhe me shumë dëmtime në trup. Madje gjymtyrët i kishte të prera. Ndërkohë u shprehën se Gjoklaj ishte një djalë shumë puntor dhe aspak problematik. Ata thanë se edhe kur ishte më i vogël nuk rrinte asnjë ditë pa bër një punë.
Ndërkohë një ditë më parë policia lajmëroi zyrtarisht se 17-vjeçari ka vdekur si pasojë e një aksidenti me një ekskavator. Për këtë policia ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Të arrestuarit ishin tre përgjegjësa dhe shoferi i ekskavatorit.
Ndërkohë këtë të martë Ardit Gjoklaj është dërguar për në banesën e fundit nga të afërm dhe shokë të tij.



