Vajza e Zonjës së Parë të Francës u përgjigjet kritikave për diferencën në moshë mes nënës së saj dhe presidentit

Vajza e Zonjës së Parë të Francës u përgjigjet kritikave për diferencën në moshë mes nënës së saj dhe presidentit

Vajza e Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, ka komentuar për herë të parë diferencën e madhe në moshë mes nënës së saj dhe presidentit të sapozgjedhur.

Ajo thotë se pas komenteve negative që i bëhen diferencës në moshë që Emmanuel Macron ka me nënën e tij qëndron thjesht xhelozia e njerëve.

“Nuk u jap shumë rëndësi njerëzve që bëjnë komente të tilla. Më duket diçka e pështirë që në Francën e shekullit XXI të ketë sulme të tilla, të cilat nuk duhet të bëhen ndaj asnjë politikani, qoftë femër apo mashkull. Ka shumë xhelozi në to”, ka thënë Tiphaine Auziere, 32 vjeçe.   

Presidenti i ri i Francës është komentuar gjerësisht në media për diferencën 24-vjeçare që ka me të shoqen. Macron është 39 vjeç, ndërsa Zonja e Parë është 64 vjeçe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy