Vullkani Etna shkakton tërmet, të plagosur dhe dëme në Sicili (VIDEO)

Vullkani Etna shkakton tërmet, të plagosur dhe dëme në Sicili (VIDEO)

Vullkani më aktiv në Europë në malin Etna në Sicili ka shkaktuar tërmet me magnitudë 4.8  ballë duke lënë të plagosur 10 persona. Dëme materiale janë shkaktuar në ndërtesat e vjetra si pasojë e lëkundjeve të shumta që u regjistruan, ndërkohë autoritetet njoftuan mbylljen e një autostrade që kalonte përgjatë bregut.

Tërmeti cilësohet si më i fuqishmi në rajon dhe erdhi për shkak të shpërthimit të vullkanit Etna në prag të Krishtlindjes. Hiri vullkanik ishte përhapur në fshatrat e afërta duke bërë që fluturimet nga aeroporti i Catanias të ndalohen përkohësisht.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë njoftoi se tërmeti e ka pasur hipoqendrën në një kilometër thellësi. Epiqendra ndodhej në veri të Catanias, ndërkohë autoritetet njoftuan personat që ndodheshin në male të evakuoheshin dhe disa familje u detyruan  të kalonin natën në rrugë. Katër persona raportohet se kanë pësuar lëndime të lehta bënë me dije autoritetet.

Shpërthimi i së hënës ndodhi në anën e malit Etna. Mali Etna me një lartësi 3 300 metra është regjistruar të ketë pasur 2 700 shpërthime ndër vitet e fundit. Shpërthimet e fundit të vullkanit ndodhën në pranverën e vitit 2017 dhe në dimrin 2008/2009. Një studim i publikuar në Buletinin e Vullkanologjisë pohoi se Etna po lëvizte ngadalë drejt Mesdheut - me një ritëm konstant prej 14 milimetra në vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy