Ndodh herë pas herë që nga nxitimi për të shkuar në punë të harrojmë drekën në shtëpi dhe detyrohemi të kthehemi që ta marrim. Kjo gjë i ka ndodhur edhe një burri nga Koreja e Jugut, i cili e ka harruar ushqimin në shtëpi.
Me këtë rast ai ka telefonuar bashkëshorten duke i thënë t’i dërgonte ushqimin, ndërsa gruas nuk i është dashur që të dalë jashtë për ti dhënë ushqimin por ia ka hedhur nga ballkoni.
Sipas të përditshmes Daily Mail video e cila është filmuar në Korenë e Jugut tregon momentin se si gruaja i hedh sanduiçin bashkëshortit nga lartësia marramendëse e apartamentit të tyre, ndërsa ai ndodhet në makinë. Ushqimi ka mbëritur në mënyrë perfekte teksa futet tek pjesa e sipërme në pjesën e prapme të automjetit.
Video është bërë virale në “YouTube” duke marrë mbi 700 mijë klikime.



