“BE do të ndalojë importin e qymyrit rus në gusht”

“BE do të ndalojë importin e qymyrit rus në gusht”

Një burim evropian tha për CNN ditën e sotme se ndalimi i importit nga Bashkimi Evropian për qymyrin rus do të hyjë në fuqi në muajin gusht.

Vendet anëtare të BE-së miratuan të enjten në mbrëmje një paketë të pestë sanksionesh kundër Rusisë.

Paketa përfshin ndalimin e importit për të gjitha format e qymyrit rus. Kjo prek një të katërtën e të gjitha eksporteve ruse të qymyrit, duke arritur në rreth 8 miliardë euro humbje të ardhurash në vit për Rusinë, sipas Komisionit Evropian.

Burimi i BE-së tha se ndalimi nuk do të jetë i menjëhershëm, por një largim gradual. Sipas burimit, do të ketë një periudhë katërmujore mbylljeje.

Paketa përfshin gjithashtu mbylljen e porteve të BE-së për anijet ruse dhe ndalimin e eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë në Moskë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy