Avokati Sevin Serjani e sheh eutanazinë që një hapësirë të re të panevojshme që mund të përdoret edhe për të mbuluar krime.

Në studion e MCN Informacion, Serjani tha se eutanazia bie ndesh me besimin te Zoti.

Aborti dhe eutanazia nuk janë shumë larg njëra-tjetrës. Kur është fjala për mjekimin e gabuar, edhe mund të manipulohet. Është një gjë e panevojshme që mund të ketë pasoja edhe për të mbuluar shumë krime, me dëshirë apo pa dëshirë. Është një hapësirë që mundëson gjëra të tilla dhe është e vështirë për evidentimin e autorëve.

Unë besoj në Zot dhe është atributi i atij që ta jep jetën dhe nëse heqim këtë gjë, heqim besimin në Zot, që është shumë e rëndësishme për një qytetërim. Ne besojmë te mrekullitë dhe nuk e dimë se kur ajo ndodh.

Shoqëria jonë ka probleme esenciale që kanë të bëjnë me moralin.

Ne mund të gjykojmë një gjë nëse kjo lehtëson një procedurë apo përligj një krim ose jo. Por nuk mund të gjykosh apriori.

Ligji buron nga morali dhe një ligj i pamoralshëm është një ligj i keq.