Një grua shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi në në Ponsacco të Italisë.
Gruaja 45-vjeçare me iniciale D.B u godit nga një automjet në Via Di Vittorio, ku edhe jetonte.
Drejtuesi i mjetit ishte po ashtu banor i zonës. Ai është një burrë i moshuar 91 vjeç.
Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.



