Integrimi/ Rama: Ne e duam BE, por ata s’janë gati të martohen dhe ne do të shijojmë lirinë

Integrimi/ Rama: Ne e duam BE, por ata s’janë gati të martohen dhe ne do të shijojmë lirinë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologun maqedonas Zoran Zaev, foli mbi vendimin e BE-së për mos celjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rama u shpreh se Bashkimi Europian ka dështuar në mbajtjen e premtimeve, por megjithatë bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë në përfundim, Rama tha se duke qënë se Bashkimi Europian nuk është gati për martesë, atëherë dy vendet do të shijojnë lirinë.

Rastësia e solli që në të njëjtën ditë kur duhet të flisnim për atë që nuk ndodhi në Bruksel, të jemi këtu në një forum të rëndësishëm ekonomik.

Besoj se kjo është një mundësi për të thënë se çfarëdo ndodh apo nuk ndodh në Bruksel, ne jemi të vendosur që të vazhdojmë me të gjitha forcat për të rritur ekonominë, mirëqenien dhe krenarinë e popujve tanë.

BE mund të caktojë detyra për integrimin, mund të caktojë afate, për këto detyra, data, por BE nuk cakton dot as vendndodhjen tonë në mes të Evropës dhe as kulturën tonë dhe identitetin tonë europian dhe as të ardhmen e vendit tonë si europian, në familjen europiane dhe me standarde politike ekonomike europiane.

Jeta vazhdon dhe progresi do të vazhdojë me të gjitha forcat, pasi nuk është i imponuar nga jashtë, por nga brenda nesh, bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me të gjitha forcat dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që janë të gatshme që të shtyjnë përpara pa rezerva, pasi ky rajon është i rrethuar nga kufijtë e BE.

Nëse ne nuk e ndryshojmë dot mënyrën e funksionit të BE në raport me ne, ne duhet të ndryshojmë vijimësinë mënyrën e raportit tonë mes nesh.

Shkrirja e kufijve mes nesh, që ta kthejmë rajonin në zbatimin e 4 lirive të BE, lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve e kapitaleve.

Unë nuk do të thoja qëndrimi bullgar. çdo vend, çdo shtet në BE mund të ketë momentet e veta të shkëputjes nga pjesa tjetër e familjes së BE. Kjo nuk ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut dhe Europën, por Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Ne e duam BE, ata na thuan ju duam, por s’janë gati të martohen, ne po shijojmë lirinë.

Shengeni rajonal që e quaj unë, sepse këto me mini se kam pjesë e sfidave të mia, nuk është alternativë e BE, por është domosdoshmëri për të ardhmen e ekonomive tona, fëmijëve tanë dhe e paqes së sigurt në këtë zonë.

Kush ngatërron shengenin rajonal, pra zbatimin e të katër lirive të BE, me një alternativë me vetë BE, ose nuk kupton, ose nuk do të kuptojë. Është absurde të mendosh, se ne të gjithë duam të jemi pjesë e BE, duhet të rrimë me kurriz nga ky rajon.

Është absurde që duhet të presim BE dhe mallrat, importet, duhet të presin radha të pafundme duke goditur ekonominë tonë.

Është absurde nëse ne duam të bëhemi pjesë e BE, atëherë nuk duhet të merremi me lëvizjen e lirë të njerëzve brenda rajonit tonë. Këta njerëz që i fryjnë këtij absurditeti, ose nuk e kuptojnë, ose nuk duan të kuptojnë.

Ata që nuk e kuptojmë duhet t’ia shpjegojmë, ata që nuk duan le t’i lëmë të jetojnë në botën paralele të hapësirës sonë të përbashkët, që akoma s’është e tillë, por patjetër duhet të bëhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy