
Janë bërë tashmë tri dekada që kur muri më famëkeq i Europës ka rënë, por ende pengesat vazhdojnë t’i ndajnë njerëzit në kontinent.
Këtë synon të dëshmojë një ekspozitë e re në Francë që hulumton barrierat e bëra nga njeriu në Evropë, nëpërmjet syve të fotografëve bashkëkohorë, krijuesve të dokumentarëve dhe artistëve të tjerë nga 15 vende të ndryshme.
Ekspozita u hap këtë muaj si pjesë e festivalit fotografik "Rencontres d'Arles", i cili feston vitin e 50-të të krijimit të tij.
Sivjet bëhen 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit.
Sipas kuratoritë të ekspozitës "Walls of Power", István Virágvőlgyi, muret evropiane nxiten nga një vullnet për pushtet dhe kontroll. Ka mure të ndikimit, mure të ndarjes dhe muret të migrimit, shpjegon ai.
Muret e ndikimit janë pengesat midis pushteteve sovrane. Muret e ndarjes janë pengesa brenda një shoqërie dhe muret e migracionit – mjete të procedurave të pranimit.
Ndonjëherë ato janë vetëm disa metra të gjata ose ndërtohen për ndarjen e një fshati dhe ekzistenca e tyre duket absurde dhe vështirë se mund të shpjegohet. /Euronews/



