519 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit në vend

519 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit në vend

Edhe dita e sotme ka rezoltuar e rëndë sa i takon humbjes së jetëve të njerëzve, si pasojë e Covid-19.  Fatkeqësisht 11 pacientë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar në 2133 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë, dhe atë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53-96 vjeç.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 519 raste të reja me COVID, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me ditën djeshme.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

138 raste në Tiranë, 47 në Vlorë, 29 në Korçë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Sarandë, 19 në Berat, 17 në Durrës, nga 16 raste në Kukës, Mallakastër, 15 në Gramsh, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Lushnje, nga 8 raste në Kavajë, Tropojë, Ura Vajgurore, 6 në Kolonjë, nga 5 raste në Himarë, Skrapar, nga 4 raste në Krujë, Devoll, Kamëz, Peqin, nga 3 raste në Delvinë, Vau i Dejës, nga 2 raste në Mat, Selenicë, Belsh, Kuçovë, Patos, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Përmet, Tepelenë, Fushë Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Maliq, Dropull, Libohovë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 671 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 84,625 që nga fillimi i epidemisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy