Francë, Macron: Prezervativë falas për të rinjtë nga viti 2023

Francë, Macron: Prezervativë falas për të rinjtë nga viti 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar futjen e një dispozite të re që do t’u lejojë të rinjve nga mosha 18 deri në 25 vjeç, që të marrin prezervativë falas në farmaci nga 1 janari 2023.

Në farmaci, prezervativët do të jenë falas për moshën 18-25 vjeç. Do të fillojë nga 1 janari. Është një revolucion i vogël në parandalim.

Njoftimi i Macron për prezervativët falas për të rinjtë erdhi me rastin e një cikli të ashtuquajtur Këshilli Kombëtar i Rithemelimit (Cnr), kushtuar shëndetit të të rinjve në Fontaine-le-Comte, pranë Poitiers.

Në Francë, që nga 10 dhjetori 2018, prezervativët rimbursohen me asistencë publike me recetë mjekësore. Por tani Macron dëshiron të shkojë më tej.

Oferta falas që ai shpalli për të rinjtë nga 18 deri në 25 vjeç ka të bëjë me pako me 6, 12 ose 24 prezervativë të disponueshëm në farmaci.

Macron tha, se “shëndeti seksual” i të rinjve është një “çështje e vërtetë” që duhet marrë seriozisht.

Ndër të tjera, Presidenti francez përmendi vaksinimin e adoleshentëve, djemve dhe vajzave, kundër infeksioneve me virusin papilloma, të lidhur me shfaqjen e tumoreve.

Është një punë e madhe informacioni, duhet të bëhet në shkolla, ne duhet të shumëfishojmë përpjekjet tona dhe do ta bëjmë.

Nuk e përjashtoj kalimin drejt vaksinimit të detyrueshëm, kur kemi rekomandimet e duhura shkencore.

Sa i përket edukimit seksual, Macron deklaroi se nuk po jepet më e mira për këtë temë, dhe se realiteti është shumë larg teorisë dhe se mësuesit duhet të punojnë për sensibilizim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy