Verë edhe në shtator/ Gjoni: Temperatura mbi mesataren shumëvjeçare, pas datës 10 priten reshje të dobëta

Verë edhe në shtator/ Gjoni: Temperatura mbi mesataren shumëvjeçare, pas datës 10 priten reshje të dobëta

Një shtator me temperatura të larta është parashikimi që sjell IGJEUM.

 

Meteorologia Anira Gjoni thotë për “MCN Live” se temperaturat e larta të shtatorit pritet të jenë mbi mesataren shumëvjeçare.

 

Pas datës 10 shtator, ndërkaq, priten reshje të dobëta lokale të shiut. 

 

 

Shtatori do të vijojë me temperatura të larta, mbi mesataren shumëvjeçare, siç e tregon edhe ndryshimi klimatik.

 

Vapa do të vijojë përgjatë kësaj jave me temperatura maksimale deri në 36 °C edhe gjatë fundjavës dhe javës që vjen.

 

 Fillimi i javës pritet të shkojë deri në 36°C, ndërsa e marta do të sjellë një ulje të temperaturave të ajrit dhe më pas, pas datës 10, reshje të dobëta lokale.

 

Reshjet në formë shiu do të jenë lokale dhe të dobëta, ndërsa fundi i shtatorit do të jetë me temperatura më të ulëta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy