Dyrnjaja: Mesazhet gati shantazhuese s’e ndihmojnë Kryemadhin në raport me drejtësinë. PL nuk po e mbron

Dyrnjaja: Mesazhet gati shantazhuese s’e ndihmojnë Kryemadhin në raport me drejtësinë. PL nuk po e mbron

Gazetari Denis Dyrnjaja duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi dosjen e çiftit Meta-Kryemadhi, tha që deri më sot nuk ka lehtësim të pozitës ligjore të tyre, duke e konsideruar të parëndësishme ndryshimin ose jo të masës së sigurisë. Ai vuri në dukje se nuk përjashtohet mundësia që elementë dytësorë apo tretësore ta zhbëjnë një çështje, por në fund gjithçka do varet nga forca e provave që ka SPAK-u. 

Është një dosje e cila, për mua, në kontekstin e ftohtë të gjykimit, do të ishte mirë të prisnim si do konkludohej në raport me akuzën. Pak rëndësi ka se cila do jetë masa e sigurisë për znj.Kryemadhi, detyrim paraqitje, do gjykohet në gjendje të lirë, apo masë tjetër. Ka rëndësi cila do jetë akuza, si do vendoset prokuroria përballë çështjes, për të mbrojtur provat që ajo beson që ka në raport me çiftin Kryemadhi-Meta. Deri më sot s’ka lehtësim të pozitës së tyre ligjore në raport me provat që janë bërë publike, kështu që mendoj pak rëndësi ka nëse do lehtësohet masa detyrim paraqitje. Dëgjova znj.Kryemadhi që kishte një lloj sigurie më të madhe, sfidimi më të madh, por kjo është edhe brenda kontekstit politik. Meqë jemi në një kontekst e një fushate elektorale, po ndodhin procese të përballjes me drejtësisë të shumë njerëzve, jo vetëm në opozitë por dhe mazhorancë, kështu që më mirë të mos nxitohemi, por të presim si do konkludojë akuza, kush do jetë nën akuzë, në çfarë pozite ligjore, dhe pastaj mund të kemi një tablo më të qartë për të nxjerrë një konkluzion apo analizë".

I pyetur a mund të shfryhet dosja, Dyrnjaja thotë:

Varet shumë nga forca e argumenteve dhe provave që do ketë prokuroria në tryezë, dhe varet si do shkojë në gjykatë për të mbrojtur provat e saj. Deri më tani prokuroria beson që ka prova të forta të implikimit, por i mbetet gjykatës të çmojë, sepse janë elementë ndonjëherë gati-gati dytësorë, edhe tretësore, që zhbëjnë një çështje, që mund të jetë nga fillimi deri në fund e qepur, por diku me procedurë mund ta kthesh në favorin tënd. Prandaj ekziston prezumimi i pafajësisë për të pritur deri në fund vendimin e formës së prerë dhe si do të jetë ai”.

Ai shton se:

Ka një këndvështrim të një pjese të analistëve që përballja e dy njerëzve më të rëndësishëm të opozitës, z.Berisha dhe z.Meta, është konkluduar si një hall më vete për Ramën, nga pikëpamja e barazimit të peshave politike s’është një favor për Ramën. Ekspozon më shumë kryeministrin”.

Po ashtu gazetari vë re se Partia e Lirisë nuk po e mbron Kryemadhin, dhe po e zhvlerëson faktin që ajo është nën akuzë. 

Z.Meta zgjodhi pozicionimin e ashpër ndaj prokurorisë dhe gjykatës, veçanërisht ndaj SPAK-ut dhe Dumanit, që i tejkalonte limitet normale të një përballje. Të quash prokurorinë një organizatë kriminale, është goxha akuzë e rëndë që duhet provuar.  Nëse provohet ka të drejtën e botës të ngrejë një kallëzim penal kundër cilido, qoftë edhe Dumanit. Gati-gati  është e pabesueshme se si prokuroria s’e ka marrë z.Meta në akuzë për kërcënim të prokurorëve. Për znj.Kryemadhi vërej që ka qenë më e ndryshme në qasjen me prokurorinë. Z.Meta ka lënë aludime se znj.Kryemadhi mund ta ketë shitur, e ka cilësuar edhe tradhtare. Edhe raportet politike brenda PL-së, ku partia s’po e mbron Kryemadhin. Mundohen ta zhvlerësojnë faktin që edhe znj.Kryemadhi është nën akuzë. T’i mohosh kontributet në ish-LSI më duket cinizëm i madh. Z. Meta është treguar shumë agresiv edhe me veprime fizike dhe akte deklarative”.

I pyetur a mund të zbulojë Kryemadhi afera të Ramës, duke iu referuar deklaratave të saj kohët e fundit, Dyrnjaja tha:

Amerikanët e kanë interesante atë shprehjen, kur ndodhesh përballë ligjit, çdo fjalë e jotja nga ky moment mund të përdoret kundër teje. Përtej emocioneve që të shkakton një akuzë, ose përballje me drejtësinë, nëse do isha këshilltar i Kryemadhit do ta këshilloja të fliste pak më pak, jo për ta trembur dhe shantazhuar, por vërej se se mënyra se si e bën këtë betejën nëpërmjet medias, me mesazhe gati gati të karakterit shantazhues, nuk është se e ndihmon në raport me drejtësinë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy